Aktori Robert Forster, i cili ishte i nominuar për Çmimin Oscar për rolin e tij në "Jackie Brown" të Quentin Tarantino, ka vdekur në Los Angeles në moshën 78 vjeçare.
Aktori, i lindur në Rochester të shtetit të New York, vdiq të premten nga kanceri i trurit.
Vdekja e tij ndodhi në të njëjtën ditë që "El Camino", një film në të cilin ai pati një rol dhe i cili bazohet në serinë "Breaking Bad", u transmetua në Netflix.
Forster u shfaq gjithashtu në serialet televizive "Breaking Bad", si dhe "Mulholland Drive" dhe "Twin Peaks" të David Lynch.
Ai ishte më i njohur për rolet e tij në pjesën e fundit të karrierës së tij pas paraqitjes së tij në "Jackie Brown".
https://www.youtube.com/watch?v=G7HkBDNZV7s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.