Dilip Kumar, njëri nga aktorët më të respektuar të Indisë dhe i njohur për rolet e tij si një hero në filmat e Bollyëood-it, ka vdekur.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Kumar ishte 98 vjeç dhe ishte i sëmurë për një kohë para vdekjes së tij të mërkurën në mëngjes.
“Me zemër të rëndë dhe pikëllim të thellë, unë njoftoj për vdekjen e të dashurit tonë Dilip Saab, disa minuta më parë”, tha Faisal Farooqui, një i afërm, në llogarinë e aktorit në Tëitter.
“Dilip Kumar ji do të mbahet mend si një legjendë kinematografike. Ai u bekua me shkëlqim të pashembullt, për shkak të së cilës audiencat midis brezave u entuziazmuan”, tha kryeministri Narendra Modi, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.