27.06.2016 · përditësuar para 3670 dite1 min lexim
Ka vdekur aktori dhe regjisori i famshëm italian Bud Spencer, njofton Klan Kosova.
Spencer ka vdekur në moshën 86 vjeçare, derisa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Spencer bashkë me aktorin tjetër italiano-gjerman Terence Hill për shumë kohë kanë qenë dyshja më e pëlqyer dhe më e adhuruar në botën e filmit.
Ndër filmat më të famshëm të Spencer kanë qenë; "They Call Me Trinity", "Trinity Is Still My Name", "Double Trouble", "Watch Out, We're Mad" dhe "Odds and Evens".
Filmat aksion të përzier me komedi të Spencer kanë qenë një nga stilet më unike të kinematografisë botërore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.