Aktori Gjergj Trola ka ndërruar jetë paraditen e kësaj te enjte në Tiranë.
43-vjeçari u nda nga jeta pas një ataku kardiak. Mësohet se aktori ka qenë duke konsumuar kafen në një nga baret e njohura të kryeqytetit, kur është ndjerë keq.
Trola nuk ka mundur t’i mbijetojë atakut megjithë përpjekjen e te pranishmeve për t’i dhënë ndihmën e parë, shkruan Lapsi.al.
Ai ka interpretuar disa role në kinematografi dhe teatër.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.