Aktori Brian Tarantina ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.
TMZ raporton se asi u gjet i vdekur në mëngjesin e së shtunës në apartamentin e tij në New York, nga një mbidozë e dukshme e drogës, transmeton Klan Kosova.
Mbesa e tij shkoi ta kontrollonte dhe e gjeti atë të vdekur në shtrat. Ajo u tha policëve se hera e fundit që foli me të ishte të martën në mbrëmje.
Pranë tij u gjet pluhur i bardhë por nuk është ende e qartë se çfarë saktësisht mund të ketë qenë. Një autopsi do të bëhet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.