Një burrë ka vdekur pasi ishte goditur me veturë në fshatin Urakë të Matit të enjten, rreth orës 17:45.
TvKlan bën të ditur se dyshohet që i dyshuari me inicialet G.Gj. e ka goditur këmbësorin (viktimën) me veturë.
I ndjeri ishte 70-vjeçar, dhe ka vdekur pasi ishte dërguar në spital.
"Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim të policisë së Matit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.