Thellë në malet Himalaje, erdhi nata dhe një vajzë e re kishte ndezur pak zjarr për t’u ngrohur.
Mirëpo përderisa atë e kishte zënë gjumi, 15 vjeçarja ka vdekur nga ngulfatja me tymin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte e vetme, e ndarë nga komuniteti i saj për shkak të një funksioni biologjik që do ta përjetojë gjysma e popullatës.
Vajza nga fshati Gajra që ndodhet në perëndim të Nepalit, po merrte pjesë në “chhaupadi”, një praktikë e zakonshme e këtyre vendeve, gjatë së cilës gratë konsiderohet të papastra kur në kohën e cilkit menstrual.
Sipas policisë vendase, rreth 10-të raste të vdekjes janë shënuar në këtë rajon, për shkak të kësaj praktike që i largon vajzat e i lë të vetme në vende të rrezikshme.
Vdekjet thonë autoritetet, janë shkaktuar kryesisht nga mbytja me tym, kafshimet e gjarpërinjve, dhe mungesa e kujdesit bazik shëndetësor gjatë menstruacioneve.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.