Qytetarët e Dragashit nuk e ndoqën koncertin nga ansambli tradicional këtë të premte, pasi 24 prilli u shpall ditë zie.
Këtë vendim e mori Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu të enjten në nderim të jetës së akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq një ditë më parë në moshën 89-vjeçare, raporton Klan Kosova.
Megjithatë, dy seancat e Kuvendit që u caktuan, nuk u anuluan.
Ndonëse rregullorja e lejon këtë, e udhës moralisht po thuhet se do të ishte shtyrja e tyre.
Megjithatë, nga partia në pushtet po këmbëngulin se nderë të vdekurve nuk u bëhet me pushim, e veçanërisht Qosjes.
Në ditë të tilla, në vend flamujt shtetërorë ulen në gjysmështizë.
Ndiqeni të plotë kronikën:
https://youtu.be/43Alp1_pZj0
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.