Një person është arrestuar lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit të enjten në Gjakovë.
29 vjeçari Lendrit Fetahaj vdiq në vendin e punës si pasojë e rrëzimit nga një lartësi.
“Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thotë policia në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.
29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht një ditë më parë ka qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.
Klubi përmes një reagimi i shprehu ngushëllime familjes duke thënë se me dhimbje e morën lajmin për vdekjen e lojtarit të tyre.
https://klankosova.tv/ngjarja-e-rende-ne-gjakove-29-vjecari-qe-vdiq-ne-vendin-e-punes-kishte-qene-edhe-futbollist1/
https://klankosova.tv/detaje-nga-vdekja-tragjike-e-punetorit-ne-gjakove/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.