Lajmet e fundit

ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.Ndërsa drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se viktima është dërguar pa shenja jete në ambientet e emergjencës.
"Është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente prej aeroportit edhe për kundër masave të ndërmarra të RCP nuk kanë rezultuar me sukses, kështu që është konstatua vdekja e tij”, ka thënë Syla.Klankosova.tv poashtu ka mësuar se bëhet fjalë për një 63-vjeçar, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. /Klankosova.tv