08.07.2023 · përditësuar para 1111 dite1 min lexim
Pas vdekjes së një 50-vjeçari si pasojë e zjarrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohin tashmë të ndjerit, raporton Klan Kosova.
“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie”, ka shkruar ai.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/banesa-perfshihet-nga-zjarri-ne-gjilan-vdes-nje-50-vjecar/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.