Pas pjesëmarrjes në Javën e Lojërave të Madridit të enjten, Lucas Vasquez foli për rënien e formës së Real Madridit, njofton Klan Kosova.
27-vjeçari ka folur gjithashtu edhe për thashethemet që e lidhin ekipin madrilen me yllin brazilian Neymar.
I diplomuari i akademisë së Los Blancos beson se ekipi mund të kthejë situatën e tyre negative dhe gjithashtu tha se sulmuesin e Paris Saint-Germanit do ta dëshironte çdo ekip.
"Është shumë shpejt të flitet për nënshkrime. Ne kemi atë qe kemi tani dhe pastaj shohim. Neymar është një lojtar i madh një yll botëror që çdo ekip do ta donte atë”, ka thënë spanjolli.
Në edicionin e kaluar në La Liga, Vasquez është paraqitur 33 herë për ekipin mbretëror, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 7 herë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.