Lajmet e fundit

Natyra ua jep një emocion të veçantë, madje shpesh iu bën që t’i tejkaloni limitet fizike dhe mendore!
Po, sepse tek ecni ju harroni gjithçka, largoni stresin e akumuluar, shijoni çdo hap, ndonëse shpesh bëhen me vështirësi – mbi të gjitha natyrën e keni gjithmonë aty pranë, njofton Klan Kosova.
Ecje të tilla organizohen shpesh në Kosovë, sidomos nga stina e pranverës deri në përfundim të verës, njofton Klan Kosova.
Kështu edhe këtë pranverë ferizajasit organizuan “Ecjen Pranverore”,e cila tashmë është bërë traditë.
Këtë vit është organizuar për të pestë herë.
Ky aktivitet bëhet me qëllim të promovimit dhe të ruajtjes së turizmit malor në rajonin e Ferizajt – ku këtë herë morën pjesë më shumë se 200 dashamirë të natyrës.
Ecja këtë herë është realizuar në bjeshkët legjendare të Jezercit, aty ku gjatë luftës ka qenë njëra ndër zonat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktiviteti i cili zgjati nga 08:00 deri në 17:00 është organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj, e cila u mbështet edhe nga shumë shoqata të tjera bjeshkatare.

klankosova.tv