Super spektakli i “Play-off”-it në Superligë të Basketbollit do të vazhdojë në fundjavë, ku zhvillohen gjysmëfinalet e katërta.
Garat shtesë, ashtu siç është pritur kanë sjellur super ndeshje, dramë dhe emocione pa fund.
Bora-Bashkimi përballen të shtunën, ku prizrenasit po avancojnë në seri 2:1.
Prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, kurse Portokallezinjtë me fitore kualifikohen në finale, transmeton Klankosova.tv.
Super ndeshje pritet në Pejë mes Pejës dhe Trepçës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.
Kampionët me fitoren e fundit 123:79, po avancojnë në serinë gjysmëfinale 2:1. Verdhezinjtë synojnë të barazojnë, kurse mitrovicasit të kalojnë në finale.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Gjysmëfinalja IV:
E shtunë
19:30 Bora - Bashkimi
E diel
19:30 Peja – Trepça
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.