Po vazhdon shitja e biletave për dy ndeshjet miqësorë të Kombëtares së Kosovës .
Këto ndeshje zhvillohen më 6 dhe 9 qershor, transmeton Klankosova.tv.
Kosova ballafaqohet me Armeninë më 6 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.
Në “Fadil Vokrri” dardanet do të ndeshen edhe ndaj Komoreve më 9 qershor nga ora 19:00.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e biletave janë si në vijim:
-Veri dhe Jug 5 euro;
-Lindje 10 euro;
-Perëndim 20 euro;
-VIP 80 euro.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.