Kosova do të ndeshet sot me Azerbajxhanin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me fillim nga ora 19:30.
E biletat për këtë super ndeshje po vazhdojnë të shiten ende, transmeton Klankosova.tv.
“Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje për të triumfuar dhe vazhduar rrugën e kualifikimit. Le të ushtojë salla për Dardanët dhe le të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në Prishtinë. Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tuaj”, bëjnë thirrje nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Biletat shiten te New Born në Prishtinë nga ora 12:00 dhe në Mitrovicë te Fan Clubi i KB Trepçës nga ora 11:00. Biletat kushtojnë 4 euro.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.