Rritja e raste të reja me variantin Delta të COVID-19 po vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Analistja mjekësore Leana Wen ka treguar së përhapja e variantit Delta është ende tek njerëzit e pa vaksinuar.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë të ditur se një përqindje e vogël e popullsisë së vaksinuar plotësisht ende mund të infektohet me virus, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Wen sqaroi se udhëzimet e fundit të qeverisë që njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vendosin përsëri maska nuk do të thotë që vaksinat nuk funksionojnë.
Ndërsa profesori i mjekësisë Jonathan Reiner, ka treguar se vaksinat janë jashtëzakonisht efektive dhe shumë të sigurta madje edhe ndaj variantit super agresiv Delta.
Drejtoresha e CDC Rochelle Walensky ka treguar se numri i infektimeve me virus mund të bie brenda disa javësh në tërë vendin.
"Nëse marrim hapat që janë të nevojshëm për të zvogëluar përhapjen e virust, ne mund ta bëjmë këtë brenda disa javësh, nëse të gjithë vaksinohemi dhe vendosim maska," tha Walensky.
Gjatë javës së fundit në SHBA janë vaksinuar mbi 650 mijë persona, 26 përqind më shumë se tre javë më parë.
Mirëpo në tërë vendin janë vaksinuar plotësisht 49.5 përqind, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.