Po vazhdon puna në restaurimin, promovimin e funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit.
Kështu bëri të ditur ministria e Kulturës në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Restaurimi ka nisur edhe në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren. Ky aset është një prej objekteve që i përket trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në shekullin XVIII.
“Shtëpia interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të shprehur përmes arkitekturës tradicionale të qytetit të Prizrenit që i ka mbijetuar kohës dhe tash me profesionalizëm po punohet në ruajtjen e vlerave të saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.