Në tregjet botërore çmimi i naftës ka rënë për gati dy përqind në javën e kaluar.
Në tregun londinez, çmimi për barrel ka rënë për 2.1 përqind, në çmim 78.88 dollarë, derisa në tregun amerikan, çmimi për barrel ka shënuar rënie prej 1.9 përqind, apo me çmim 74.07 dollarë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët kanë vendosur për të ndërprerë prodhimin në çerekun e parë të vitin tjetër përafërsisht me 700 mijë barrel në ditë, raporton AlJazeera, përcjell Klankosova.tv.
OPEC+ prodhon më tepër se 40 përqind të naftës në nivel botëror dhe ka nisur ndërprerjen e prodhimit për kohë të gjatë në mënyrë që t’i mbështesë çmimet që kanë rënë nga 100 dollarë në 80 dollarë për barrel.
Kjo ka ndikuar në dobësimin e ekonomive dhe atyre që kanë kërkesë për naftën.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.