Lajmet e fundit

Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Për ta gjetur vogëlushin ka nisur kërkimet nga policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.
E për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.
“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
https://klankosova.tv/vushtrri-dyshohet-se-nje-katervjecar-ka-rene-ne-kanalin-e-iber-lepencit/