The Reds nuk po kalojnë në formën ideale, në startin e vitit 2026. Skuadra e Arne Slott ka pësuar një tjetër disfatë të hidhur në kuadër të xhiros së 23-të të Premier League.
Këtë humbje Liverpooli e pësoj nga skuadra e Bournemouth në Vitality Stadium, me rezultatin 3-2. Ishte Bournemouth ajo që kaloj e para në epërsi me anë të Evanilson në minutën e 26-të. Vetëm 7 minuta më vonë, Jimenez dyfishoj rezultatin.
Liverpooli reagoj me Van Dijk në minutë e 45-të të pjesës së parë. Derisa Szoboszlai barazoj në 2-2 në minutën e 80-të. Kur u mendua që Liverpooli do të shkonte për fitore, ishte Bournemouth që befasoj duke shënuar golin e fitores me anë të Adli, në minutën e 5-të shtesë.
Kjo e zgjeron serinë në 5 ndeshje pa fitore në Premier League për Liverpoolin, e cila rrezikon të humb vendin e 4-të në këtë fundjavë, derisa për Bournemouth, kjo ishte fitorja e dytë e madhe këtë vit, pas triumfit ndaj Tottenhamit dy xhiro më herët.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.