Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Atje, po vazhdon betejat me flakët.
Lidhur me rastin është deklaruar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë Kanun Veseli, tha se zjarri nuk është shuar plotësisht.
"Zjarri është lokalizuar, por nuk është shuar plotësisht. Ka qenë e pamundur për shkak se ka pasur shumë material", deklaroi Veseli për Klankosova.tv.
"Nga ky rasti nuk ka të lënduar dhe askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore", theksoi ai.
Për këtë ngjarje ka raportuar edhe sot gjatë ditës Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.