Lajmet e fundit

Mbrojtësit të Manchester City, Vincent Kompany nuk i ka zgjatur shumë rikthimi nga lëndimi.
Kjo pasi ai në ndeshjen ndaj Sunderland u dashtë të zëvendësohet pas vetëm dhjetë minutave edhe pse hyri si zëvendësues.
Kompany kishte qëndruar jashtë fushave të blerta për më shumë se gjashtë javë, pas një lëndimi muskulor.
Belgu këtë ndeshje e ka cilësuar si fatkeqe për të. Ai ka thënë se forma e tij fizike është jetësore, por që lëndimet janë duke i shkaktuar telashe.
Kështu ka thënë Kompany në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.