Drejtoria e Inspeksionit në Inspektoratin e Kryeqytetit ka nisur që nga dje një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Bekim Brestovci, drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, tha për emisionin “Fol me Arin” se aksioni do të vazhdojë edhe sot dhe ditët në vijim.
“Kemi filluar me largimin e të gjitha reklamave që janë në hapësira publike të vendosura, qofshin në trotuare, në një qoshe të rrugës apo në hapësira gjelbëruese. Aksioni ka filluar dje, po vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe ditët në vijim, për mos me thënë edhe javët”, tha ai.
Ndiqni prononcimin e plotë:
https://youtu.be/__CVqHHPEDM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.