Kombëtarja e Holandës duket se nuk po rehatohet me lëndimet e futbollistëve.
Në seancën e sotme stërvitore, "tulipanëve" iu lëndua edhe njëri nga lojtarët.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaxit, Brian Brobbey, dhe u deshtë t'i ndërpriste ushtrimet.
Kjo do të thotë edhe një kokëçarje për trajnerin, Ronald Koeman.
Pasi sulmuesi i Ajaxit sivjet ka shfaqur një formë tejet të lartë, pasi në 30 ndeshje ai ka realizuar 18 gola dhe bërë 10 asistime.
Nuk dihet nëse Brobbey do t'ia dal të rikuperohet nga ky lëndim.
Më herët, Holandës iu lënduan edhe dy futbollistë të tjerë, Teun Koopmeiners dhe Frenkie de Jong.
??? Brian Brobbey left Netherlands training early with a knock and went inside with the physio and doctor. (ESPN NL)
Koeman recently lost Koopmeiners & de Jong through injury. ? #EURO2024 pic.twitter.com/uSmLnL48pn
— EuroFoot (@eurofootcom) June 12, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.