Lajmet e fundit

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinën kanë lënë të paktën 16 persona të vdekur.
Gjendja më e keqe ka qenë është raportuar në zonën përreth Jabllanicës, një qytet në rrugën kryesore midis qyteteve të Mostarit dhe Sarajevës.
Një numër i personave të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët nga kantoni Hercegovinë-Neretva thanë se 13 vdekje ishin konfirmuar në zonë, në vend të 16 siç u raportua më parë, ndërkaq në qytetin e Fojnicës janë konfirmuar edhe tre vdekje të tjera.
Ministri i Zhvillimit i Bosnjës dhe Hercegovinës, Vojin Mijatoviç tha se vendi është përballur me një fatkeqësi të tmerrshme dhe bëri thirrje për qetësi.
Ndërkaq, bëhet e ditur se puna e kërkim-shpëtimit po vazhdon edhe më tutje, ku dhjetë persona janë ende të pagjetur në kantonin Hercegovinë-Neretva.