03.12.2015 · përditësuar para 3895 dite1 min lexim
Fifa sërish në qendër të ciklonit të skandaleve.
Policia zvicerane, me urdhër të gjykatësve nga SHBA, ka kryer mbi 10 arrestime të zyrtarëve të lartë të organizimit botëror të futbollit në orën 6 të mëngjesit të së enjtes në një hotel të Zyrihut.
Siç bën të ditur New York Times, agjentët e policisë kanë hyrë në hotelin luksoz nga një hyrje dytësore për të arrestuar mbi 10 funksionarë të lartë të Fifas të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe mashtrim.
Akuzat e reja, shkruan New York Times, godasin veçanërisht Kryetarët e Federatave të Amerikës Jugore dhe asaj Qëndrore.
Mes të ndaluarve, emrat e të cilëve për momentin nuk u bënë të ditur, nuk rezulton Sepp Blatter, lajm ky që është konfirmuar tashmë nga funksionarët e policisë.
Disa arrestime janë kryer në të njëjtin hotel luksi ku të tjerë zyrtarë të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit u arrestuan më herët në muajin maj.
Në 6 të mëngjesit me orën lokale, policia zvicerane hyri në befasi dhe drejtori i hotelit ju kërkoi zyrtarëve të Fifas që të largoheshin nga hoteli për shkak të një situate ekstreme.
Personat e arrestuar tani duhet të përgjigjen për krijim organizate kriminale, pastrim parash dhe mashtrim, ndërsa priten të reja informacione.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.