Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka dhënë urdhrin përfundimtar që ShBA-të t’i godasin objektet bërthamore të Iranit të shtunën.
Kështu tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN-in, duke thënë se Trump e udhëzoi Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, të vazhdonte me sulme, transmeton Klankosova.tv.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha gjatë ditës se Trumpi e mori vendimin vetëm disa “minuta përpara se bombat të hidheshin”, duke shtuar se Trumpi “kishte mundësinë ta anulonte këtë sulm deri në minutën e fundit” dhe vendosi të vazhdonte.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.