Lajmet e fundit

Për më shumë se një dekadë, Sheri Utecht ka duruar agoninë e migrenës.
Edhe pse ajo u përpoq për trajtime të ndryshme, asgjë nuk ka mundur ta lehtësojë sikletin e 44 vjeçarës.
Krejt kjo, derisa ajo kishte shpuar veshin, transmeton Klan Kosova.
Zonja Utech, nga Woodland, Washington, vendosi rastësisht të shpoi veshin vetëm për argëtim.
Ajo e kishte shpuar atë afër kanalit të veshit.
Zonja Utech, tani pretendosn se kjo gjë i ka ndaluar plotësisht migrenën.
Ajo tha se vathi në pjesën e kanalit të veshit, kishte ndaluar çdo dhimbje që ajo kishte.
"Unë nuk kam pasur pothuajse asnjë dhimbje në kokën time, e cila ishte konstante përpara", tha ajo.
"Kjo tingëllon si një çmenduri dhe as unë nuk mund të besoj, por kam lexuar më vonë, dhe më duket se kjo me të vërtetë me ka ndihmuar për dhimbje koke", shtoi Zonja Utech.
Migrena konsiderohet një dhimbje koke primare, dhe zakonisht ndodhë në njërën anë të kokës.
Ms Utecht tha se vathi kishte ndryshuar jetën e saj, zdhukjen e migrenës, sepse ajo kishte dëmtuar atë aq shumë saqë do të humbiste edhe punën, sepse ajo kishte të vjella gjatë gjithë kohës./Dailymail.co.uk