Lajmet e fundit

Vathët e artë në formë të rrethit datojnë qysh moti.Nuk po flasim për vathët e gjysheve, ndonëse edhe ato janë tejet të bukura, mirëpo shumë kohë më parë rreth 2600 vjet para lindjes se Krishtit kur gratë sumeriane i kishin pjesë të dukjeve të përditshme.
Që nga kjo kohë kemi parë trende të ndryshme të madhësive të ndryshme. Nga versionet e mëdha dhe të trasha gjatë viteve të 70’ta deri tek vathët tejet të mëdhenj dhe të hollë në fillim të viteve 2000.
Natyrisht që vathët e artë të madhësive të mesme rrethore janë pjesë e pandashme e aksesorëve përgjatë epokave të ndryshme. Së fundmi gjejmë punime të ndryshme, disa edhe të zbukuruara me gurë. Në qoftë se stili juaj është klasik ju preferojmë vathë të thjeshtë, ndërsa në qoftë se kërkoni një dukje më ekstravagante vendosni për rrathë të gdhendur me punime të ndryshme.
Një gjë është e sigurt, vathët e artë në formë rrethi duhet të jenë pjesë e aksesorëve tuaj.






