Lajmet e fundit

Ekipi i vajzave të Romës në futboll ka arritur që të shpallet kampion e Italisë të shtunën.
Ato në ndeshjen vendimtare në kampionat e mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:1, përcjell klankosova.tv.
Për to është hera e parë në histori të klubit që fitojnë Scudetto.
Roma po ashtu e ka fituar edhe Kupën në vitin 2021 duke mposhtur Milanin.
Kurse në nëntor të vitit të kaluar e mposhtën Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë.