Lajmet e fundit

Klubi i Femrave Mitrovica ka shënuar fitore të thellë ndaj Jakovas, me rezultat 37-0 në kuadër së xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.
Klubi mitrovicas këtë rezultat të thellë nuk e sheh për t’u krenuar, por i bën thirrje FFK-së që klube si “KFF Jakova” mos t’u lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, pasi sipas tyre, po e prishin imazhin e ligës.
“Nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si Kff Jakova' mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, sepse e prishin imazhin e Ligës”, thuhet në njoftim.
“Klubi ynë tash e disa vite kërkon që Superliga e Femrave të zvogëlohet në 6 ekipe, të luhet në sistem katërfisht dhe të jetë garë më konkuruese”.
Golashënueset: E.Kryeziu 11 gola, K.Biqkaj shtatë gola, E.Zeka. gjashtë gola, B.Shala katër gola, F.Musaj tre gola, Denize D dy gola, E.Emerllahu dy gola, A.Eddie një gol dhe E.Elezaj një gol. /Klankosova.tv.