Lajmet e fundit

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes së dytë me Poloninë është shumë e mirë.
Hendbollistet tona janë të përkushtuara që të japin maksimumin në ndeshjen e vështirë me Poloninë, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të këtij viti.
Javën e kaluar Kombëtarja e Kosovës pësoi 36:22 në ndeshjen në Poloni.
Hendbollistet kosovare janë optimiste për paraqitje të denjë, ndërsa kanë premtuar luftë sportive nga fillimi e deri në fund për të prezantuar sa më mirë ngjyrat e shtetit.
“Cilësia e Polonisë nuk kontestohet, por me përkrahje nga tribunat rezultati pozitiv është më i mundshëm”.
Me arritje në fazën e dytë kualifikuese për Botëror, kombëtarja kosovare ka regjistruar sukses historik.
Tani lojtaret llogaritin në përkrahje të zëshme nga tribunat për të konfirmuar ngritjen e madhe të bërë në vitet e fundit.