Skuadra e femrave të Barcelonës është fituese e Champions League për sivjet.
Vashat "katalunase" mbrëmë e kanë mposhtur në finale Chelsean me rezultat 4:0.
Barca është skuadra e parë spanjolle që fiton Championsin në kategorinë e femrave.

Ato kanë "nxjerrë hak" për burrat që këtë edicion nuk e patën edhe aq të mirë.
Lionel Messi me shokë këtë sezon mbetën edhe pa titull edhe pa Ligën e Kampionëve.
Barca në La Liga gjendet në pozitën e tretë.
https://www.youtube.com/watch?v=l5Xk4oPv4Ig&ab_channel=ChelseaFootballClub
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.