Lajmet e fundit

Maciej Margas është një fotograf nga Varshava e Polonisë.
Ai ka realizuar disa fotografi të mrekullueshme nga lart për të treguar gjithë qytetin e tij, transmeton Klan Kosova.
“Disa muaj më parë e kuptova që nuk ka asnjë fotografi kualitative të Varshavës e shkrepur nga lartësia”.
Margas meqë është 22 vjeçar dhe vazhdon të jetë student nuk kishte mundësi të paguante vet për të shkrepur fotografi nga helikopteri.
Falë disa personave që u kishte treguar se do realizonte fotografi të bukura të kryeqytetit polak, ai arriti që t’i ketë paratë për vetëm tre ditë.
“Kam bërë dy fluturime një gjatë ditës, kurse tjetrën natën”.
“Kemi fluturuar përgjatë gjithë qytetit në një lartësi prej 915 metrave dhe kam realizuar fotografi që askush më parë nuk i ka shkrepur”, u shpreh Margas.
Më poshtë mund ta shikoni qytetin e Varshavës që ka një histori tragjike – ishte djegur e bërë hi pas Kryengritjeve të vitit 1944.