Lajmet e fundit

Gjatë dimrit të vitit 1944, në kulmin e Holokaustit, fotografi hebre Henry Ross kishte varrosur një kuti me fotografi.
Pas një viti ai u kthye për të marrë këto fotografi, të cilat tregojnë histori tragjike.
Henry Ross ishte një fotoreporter i thjeshtë lajmesh dhe sporti para se forcat gjermane të okuponin qytetin e tij, Lods në Ploni.
Që nga kjo kohë ai mbijetoi duke bërë fotografi për identifikim dhe propagande për Departamentin e Statistikave të Nazistëve.
Megjithatë ai shpesh rrezikoi jetën e tij, kështu duke fotografuar jetën e përditshme të qytetit të tij, që shpesh përbente dëbimin e banorëve për në kampet e vdekjes.
Ai i varrosi këto fotografi me qëllim që gjeneratat tjera të mësonin për krimet që kishin ndodhur në qytetin e tij.
Disa prej fotografive ishin dëmtuar, përderisa të tjerat tregojnë për jetët e hebrenjve polakë, shumë prej të cilave kishin një fund të trishtueshëm.

























