Familjarë, miq, artistë dhe politikanë sot shkuan për t'i bërë nderimet e fundit producentes Vjosa Berisha, e cila vdiq në një spital në Londër, pas një beteje me kancerin.
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, regjisorja nuk do të vdesë kurrë.
Ndërsa për kryetarin e Kuvendit, ajo i dha shumë Kosovës.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kryeqyteti ka humbur një ikonë.
Të vështirë të ndahet prej saj e ka edhe bashkëpunëtori i ngushtë, producenti Yll Uka. Dhimbje më shumë se të gjithë pati bashkëshorti i Vjosës, Fatosi.
Producentja dhe drejtoresha e festivalit të filmit ndërkombëtarë Prifilm Fest, Vjosa Berisha, u varros në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nënë tingujt e muzikës e reshjeve të shiut.
https://www.youtube.com/watch?v=Y8oPKvM0Gmw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.