18.10.2017 · përditësuar para 3189 dite1 min lexim
Albanologu Robert Elsie është varrosur sot në fshatin Theth të Shkodrës, njofton Klan Kosova.
Ekipi i Klan Kosovës ka përcjellë ceremoninë e varrimit të tij në të cilën morën pjesë shumë miq të albanologut nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga Kanadaja e Gjermania.
Elsie kishte lënë amanet që trupi i tij të varroset në vendin të cilin e kishte hulumtuar dhe studiuar për vite të tëra.
Kolegët e tij kanë shprehur fjalë shumë të mira për të, madje disa folën për të edhe me lot në sy.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.