Gjatë së enjtes në varrezat e qytetit është varrosur Burbuqe Berisha.
Atje u mblodhën shumë persona për t’i dhënë lamtumirën e fundit asaj, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rast, artistët e kanë vlerësuar lartë profesionalizmin dhe kolegialitetin e regjisores.
Krahas artdashësve, pranë arkivolit të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nderime bën edhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, si dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Arben Vitia dhe ai nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama.
Atje homazhe bëri edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.
https://www.youtube.com/watch?v=ajLCPyfYB_s&t=16s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.