Është varrosur Erik Ferati, i riu që vdiq mbrëmë nga aksidenti i ndodhur në rrugën Suharekë-Shtime.
I ndjeri është varrosur në fshatin e tij Pleshinë në ora 17:00, raporton Klankosova.tv.
Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se kanë marrë pjesë pjesë një numër i madh i familjarëve e të afërm të tij.
Nga Policia, është bërë e ditur po ashtu se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.
[caption id="attachment_2679789" align="alignnone" width="919"]

Foto nga varrimi i Erik Feratit[/caption]
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-i-riu-qe-vdiq-ne-aksidentin-e-mbremshem-ne-rrugen-suhareke-shtime1/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.