Sot në Shkozë të Shqipërisë është varrosur Aurelio Dervishi, 18-vjeçari i cili dke ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.
Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.
E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.
“Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte shumë për shoqërinë. E takova 30 minuta para ngjarjes afër vendngjarjes. Ishte në të njëjtën makinë pasagjer. Uli xhamin dhe na përshëndeti”, thanë miqtë e viktimës.
Për ngjarjen policia ka vënë në pranga katër persona mes tyre tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16-vjeçaë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22:00 të së dielës pranë rrethit të shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16 vjeçare që dikur ka qenë e dashura e nje prej shokëve të tyre.
Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.
Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen./tch/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.