Varrimi i aktorit dhe ish-deputetit të Kosovës, Adem Mikullovci, do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci, me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu, ajo njofton se pranë Teatrit Kombëtar në kryeqytet tashmë është vendosur një fotografi ku mund të bëhen homazhe me fillim në ora 10:00.
Ky është postimi i saj i plotë:
Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00.
Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.