Varianti Beta i koronavirusit që ka dalë nga Franca është duke dalë si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.
Në bazë të disa provave është sugjeruar se ky variant i COVID-19 mund të shmang efektin e vaksinave, ka paralajmëruar një shkencëtar i përfshirë në këshillin e Qeverisë, shkruan Standard Evening, trasnmeton Klankosova.tv.
Profesori John Edmunds, i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage), tha se ai mund t'i kuptonte shqetësimet mbi variantin që kanë çuar në ndryshimin e rregullave të udhëtimit.
Nga e premtja pushuesit që kthehen në Angli nga Franca duhet të vazhdojnë të karantinën për dhjetë ditë.
Ministrat thanë se masa ishte një masë paraprake për shkak të shqetësimeve mbi "praninë e vazhdueshme" të variantit Beta në vend.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.