Lajmet e fundit

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, është takuar me ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviq.
Varhelyi tha se Misçeviqin e inkurajoji që Serbia të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për sundimin e ligjit.
“E inkurajoj Serbinë të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për t’i realizuar çështjet e vonuara të sundimit të ligjit dhe të sigurojë zbatimin e ligjeve të fundit”, tha Varhelyi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se takimi me Misçeviqin konfirmon se agjenda e reformës së Bashkimit Evropian është prioritet kryesor për Serbinë.