Lajmet e fundit

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, përsëri përflitet se mund të largohet nga King Power Stadium.
Janë Manchester United dhe Chelsea që janë duke e monitoruar anglezin, raporton 90min, përcjell KlanKosova.tv.
35-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Leicester, ndaj edhe klubi mund të ketë interes që ta shesë tani, sesa në verën tjetër ai të largohet si futbollist i lirë.