Lajmet e fundit
Pas shkarimit të strategut italian, sulmuesi anglez ka marrë kërcënime për jetën, duke shtyrë policinë që t'i ofrojë siguri të shtuar

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, ka pranuar kërcënime për jetën pas shkarkimit të trajnerit Claudio Ranieri.
Ai ishte një nga futbollistët që më me ngulm pati kërkuar shkarkimin e italianit pas rezultateve të dobëta këtë edicion.
Si rrjedhojë në adresën e tij kanë arritur kërcënime me vdekje, gjë që ka shtyrë policinë të shtojë masat e sigurisë për të.
Megjithë raportet se Vardy ishte i përfshirë në shkarkimin e Ranieri, sulmuesi vazhdon të thotë se nuk ka pasur gisht në këtë gjë.