Lajmet e fundit

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy do të mbetet jashtë fushave për një ose dy javë, shkruan BBC Sport.
Vardy ka pësuar një lëndim në ijë. Sulmuesi i skuadrës së Ranierit ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion ku ka shënuar 15 gola në Premier League dhe ka ndihmuar Foxes që të jenë lartë në renditjen tabelare.
28 vjeçari sivjet ka pasur 24 paraqitje për klubin, ndërsa ai po ashtu ka qenë pjesë e Anglisë në kualifikimet për Euro 2016, transmeton Klan Kosova.