Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin beson se Jamie Vardy do të përshtatej në skuadrën e Atletico Madridit.
Atletico Madrid ndeshet me Leicesterin këtë mesjavë, në kuadër të ndeshjes së kthimit që kampioni anglez e zhvillon në shtëpi.
“Ai është lojtar shumë i mirë”, tha Godin për Daily Mail.
“Ai lufton dhe garon në çdo lojë, dhe kurrë nuk e jep asnjë top të vetëm për të humbur. Një sulmues si ai është fundamental për një skuadër që luan siç luan Leicesteri”.
“Mendoj se ai do të përshtatej në një numër të madh skuadrash në botë. Kush nuk do ta donte një sulmues që e vret veten për klubin dhe të jep aq shumë zgjedhje në sulm?”, përfundoi Godin.