Lajmet e fundit

Mbrojtësit të Real Madrid, Raphael Varane i është ofruar dyfishi i pagës që merr te Los Blancos, nëse do të bashkohej me Manchester United.
Por që francezi ka refuzuar ofertën e bërë nga Jose Mourinho.
Cadena Copa raporton që portugezi ka provuar një ribashkim me Varanen në Old Trafford.
Sidoqoftë, 23 vjeçari ka qenë i bindur për të qëndruar me fituesin e Champions League, që drejtohet nga Zinedine Zidane, i cili po ashtu ka folur për interesimin e Manchester United, transmeton Klan Kosova.