Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Real Madridit thotë se trajneri portugez e dinte se çka e shtynte atë të punonte më shumë dhe nuk e kishte aspak problem që ta qortonte.

Raphael Varane ka treguar se Jose Mourinho në një rast e kishte “goditur” duke i kërkuar që të vrapojë më shumë.
Megjithëse ishte fans i qendërmbrojtësit, Mourinho e dinte se si duhej t’i qasej, ta ngacmonte, që ai të punonte më shumë.
“Gjatë vitit tim të dytë Madrid, Jose Mourinho më “goditi”.Nuk luaja mirë dhe nuk kryeja detyrat e mira në fushë”.
“Pse nuk vrapon në stërvitje? – më tha. Në fillim s’fola, veç “Oh, të lutem...” Por, e dija që kishte të drejtë”.
“Mourinho nuk jep fjalime të gjata. Ai flet drejtpërdrejtë”.